Festa e Hellas Verona

VIDEO/ 2 gola në pjesën e parë kundër Cremonese, Hellas Verona merr tri pikë në shtëpi

9 Janar 2023, 21:31| Përditesimi: 9 Janar 2023, 21:32

  • Share

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Hellas Verona fitoi 2-0 me Cremonesen për javën e 17-të në Serie A. Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë nga Lazovic. Sulmuesi hapi gjithçka në minutën e nëntë pas asistit të Kallon, ndërsa dopieta personale dhe goli i dytë i ndeshjes u shënua në minutën e 26 pas asistit të Doig. Kjo fitore i jep frymë Veronës, që me nëntë pikë shkon në vendin e 18-të në renditjen e Serie A, duke lënë fundin e klasifikimit. Cremonese me 7 pikë mbetet në fund të tabelës.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Verona bën detyrën në shtëpi, Atalanta përmbys Bolognan dhe prek Europën


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?