Në "Selhurst Park" për javën e 17-të të Premier League, Fulham fitoi 1-2 në transfertë me Crystal Palace. Mes 25 mijë të pranishmëve, vendasit e panë veten me 9 lojtarë në fundin e 90 minutave pas daljes me karton të kuq të Mitchell dhe Tomkins. Dueli u hap me golin e Reid në minutën e 31, teksa Ream në të 71 minutë dhe Mitrovic në minutën e 80 siguruan fitoren e Fulham. Me 22 pikë Fulham shkon në vendin e tetë, ndërsa me 19 pikë Crystal qëndron në vendin e 11-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Liverpool fiton në transfertë, Arsenal bën detyrën dhe kryeson Premier League! Newcastle kërcënon kreun, Brighton 'Hirushja' e Anglisë
S.Dh/ReportTv.al