Al Nassr fitoi 4-0 kundër Al Shabab për javën e katërt në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Në "Al Auual Park" në Ryad, 21.383 tifozë panë "poker" golash nga Ronaldo, Mane dhe Al Ghannam, që i dhanë tri pikë djemve të Castros.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të nga Ronaldo, me portugezin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas gjashtë minutash, sërish Ronaldo tundi rrjetën, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Në fundin e pjesës së parë, sërish Ronaldo nga penalltia shënoi për 2-0, teksa në minutën e 40-të ishte Mane që shënoi golin e tretë, kjo pas asistit të Ronaldos. Edhe pjesa e dytë ishte nën kontrollin e vendasve, që shënuan edhe golin e katërt me Al Ghannam.
Pas javës së katërt, Al Nassr mban vendin e gjashtë me 6 pikë, ndërsa në vendin e parë qëndron Al Ittihad me 12 pikë.