Armando Broja

VIDEO/ Armando Broja lë pas gripin, bashkohet me Fulhamin në stërvitje

21 Shkurt, 19:32| Përditesimi: 21 Shkurt, 19:34

  • Share

Armando Broja ka lënë pas gjendjen gripale dhe është bashkuar në stërvitje me ekipin e Fulham. Në përgatitjet e ndeshjes kundër Manchester United e cila luhet në "Old Trafford" gjatë fundjavës, pjesë e tyre ishte edhe sulmuesi i Kombëtares.

22-vjeçari shihet në formë të mirë dhe është aktivizuar në të gjithë seancën stërvitore me grupin. Kështu Broja ka lënë pas gripin dhe është gati për trajnerin Marcos Silva.

Fundjavën që shkoi, Broja nuk ishte pjesë e Fulham pasi vuante një gjendje gripale dhe e ndoqi humbjen 1-2 kundër Aston Villas nga shtëpia. Tanimë Broja pritet të marrë minuta në fushë dhe të fitojë formën e duhur për të qenë gati për Kombëtaren në Euro 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?