Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi jo pa vështirësi 3-2 kundër Brighton. Në raundin e 14-të të kampionatit, për Blutë e Londrës minuta në fund mori edhe Armando Broja. Fernandez dhe Colduill shënuan në minutat 17 dhe 21 për avantazhin e dyfishtë të Chelsea. Buonanotte në minutën e 43 shkurtoi shifrat. Në fraksionin e dytë të ndeshjes Fernandes shënoi golin e tretë të Chelsea dhe dopietën personale. Në fundin e përballjes (90+2) ishte Joao Pedro që shënoi për 3-2 duke alarmuar vendasit. Goli shërbeu sa për statistika pasi në fund Cheslea siguroi tri pikët duke shkuar në vendin e 10-të me 19-të pikë. Në këtë sfidë Armando Broja zuri vendin e Mudryk në minutën e 81. Gjatë një dyluftimi në minutën e tretë shtesë, sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në hundë dhe pati gjakderdhje. 22-vjeçari nuk dëshironte të dilte nga fusha, duke debatuar edhe me kryesorin Pauson. Pas vendimit të arbitrit ai mori ndihmën e parë, duke u rikthyer. Chelsea fitoi me dhjetë lojtarë, pasi në të 45 minutë Gallagher u largua me karton të kuq.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool të bën 'me zemër', përmbys ndeshjen mes shtatë golave! Chelsea tri pikë me Brojën e gjakosur në fushë, City barazon 3-3 ndaj Tottenham
S.Dh/ReportTv.al