Duhet të ishte thjesht një ndeshje miqësore, por dueli mes Southampton dhe Lazios i zhvilluar mbrëmjen e së mërkurën në "St. Mary Stadium" doli të ishte "një armiqësore".
Me lojën që ishte vulosur në shifrat 1-1 deri në minutën e 62-të, Carlos Alcaraz i vendasve pati një përleshje me Cataldin duke e plasur në tokë. Kaq ka mjaftuar që Romagnoli të përfshihej në sherr dhe më pas të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit kanë dhënë kontributin e tyre që skenat mos ishin të këndshme.
Në fund Alcaraz, ish-lojtari i Juves dhe Romagnoli lanë dy skuardat me nga një lojtar më pak. Ndeshja përfundoi 1-1, teksa në fund katër minuta ishin edhe për Elseid Hysajn e Lazios.