Në "Vitality Stadium", Bournemouth vendas humbi 0-4 me Arsenalin për javën e shtatë në Premier League. Djemtë e Artetës u dukën të relaksuar dhe nuk humbën kohë duke shënuar me Bakary Saka në minutën e 17-të të takimit. Odegaard në të 44 minutë nga penalltia i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Duhej minuta e 53-të që Kai Havertz të gjente golin e parë personal me Arsenalin dhe të tretin e ndeshjes për rezultatin final 0-3, po nga penalltia. Në fund Odegaard aistoi për White, me këtë të fundit që i dërgoi shifrat në 0-4. Pa asnjë humbje këtë sezon, Arsenali mban vendin e dytë dhe kërcënon kryesuesit e Man. City.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester City pëson humbjen e parë dhe sheh t'i 'dridhet' kreu, United s'e njeh më turpin në Premier League! Tottenham mposht 2-1 Liverpoolin
S.Dh/ReportTv.al