Kristjan Asllani

VIDEO/ Asllani godet shtyllën pas 10 minutave lojë, Inzaghi: Më ka vënë në vështirësi, s'e kam të lehtë

10 Nëntor 2022, 11:29| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 11:30

  • Share

Inter fitoi dje 6-1 në shtëpi kundër Bologna-s, për javën e 14-të në Serie A. Skuadra e Inzaghit përmbysi ndeshjen, pasi u ndëshkua nga miqtë pas 22 minutave lojë. Në minutën e 74, trajneri Inzaghi i dha mundësi Kristjan Asllanit për të luajtur. Pas vetëm dhjetë minutave lojë, mesfushori i Kombëtares mund të kishte shënuar golin e shtatë të takimit por u ndal nga shtylla. Një e djathtë potente nga jashtë zone u stampua në traun e majtë pingul të portierit mik, duke i hequr mundësinë elbasanasit të festonte. Pas ndeshjes trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi tregoi për vështirësinë që ka në zgjedhjen e formacionit.

"Asllani dhe Gagliardini? Nuk është kurrë e lehtë për ne trajnerët. Bëjmë zgjedhje çdo ditë. Dy të listuarve u mungojnë shtatë-tetë ndeshje, më kanë vënë gjithmonë në vështirësi. Kemi luajtur 20 ndeshje, 18 pa Lukakun dhe 14 pa Brozovic, dy pengje shumë të rëndësishme për ne. Na kanë munguar, por falë të gjithëve kemi bërë një rrugëtim të mrekullueshëm në Champions. Në ligë kemi humbur disa pikë që na lëndojnë, por tani duhet ta transferojmë atë që bëjmë në ‘San Siro’ në fushat e tjera në transfertë", tha Inzaghi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?