Në "Parkun e Princave" në Paris, PSG vendasve humbi 0-1 me Bayern Munich për ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League. Përballja u vendos nga goli i Kingsley Coman në minutën e 53 të ndeshjes. Asisti i Davies bëri që francezi të godiste fluturimthi për ta ndalur sferën në rrjetë. Si një ish, sulmuesi nuk festoi në Paris. Gjermanët "pushtojnë" kështu Parisin në ditën e të dashuruarve. Te PSG në fushë nga minuta e parë ishin yjet Messi dhe Neymar, teksa Mbappe u hodh në lojë gjatë pjesës së dytë. Vlen për t'u theksuar se Mbappe shënoi në minutën e 82, por VAR e cilësoi në pozicion jashtë loje. Në stadium ishin 46445 tifozë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rikthehet melodia e kampionëve! Milan dhe Bayern Munich fitojnë në 1/8 e Champions League
S.Dh/ReportTv.al