Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi ndeshjen e radhës për raundin e shtatë. Në Korçë, Skënderbeu u ndal në barazim 1-1 me Besëlidhjen. Korçarët bëjnë një hap fals në shtëpi, duke lënë dy pikë në garën për ringjitjen në Superligë. Sfida u hap nga Skënderbeu me Pusin në minutën e 12-të, teksa Freire Nunes barazoi për miqtë në minutën e 75.
Goditja nga jashtë zone e brazilianit përfundoi në rrjetë, me portierin Ruçi që u befasua nga 25 metra. Me këtë barazim Skënderbeu shkon në kuotën e 12 pikëve për vendin e tretë, teksa Besëlidhja mban vendin e 11 me tetë pikë. Në krye të Kategorisë së Parë vijon të jetë Dinamo me 14 pikë dhe një ndeshje më pak, me Blutë që luajnë nesër në 14:00 me Flamurtarin.
Golat e ndeshjes: