Napoli 0-2 Bologna

VIDEO/ Bologna fiton 0-2 në Napoli dhe i merr vendin e tretë Juventusit

11 Maj, 20:14| Përditesimi: 11 Maj, 20:54

  • Share


Në "Maradona" Napoli humbi 0-2 me Bolognan. Nëse vendasit treguan se janë "pa busull" këtë sezon dhe rrezikojnë pjesëmarrjen në Evropë, nga ana tjetër djemtë e Thiago Mottas marrin vendin e tretë duke lënë pas Juventusin. Ndoye dhe Posch shënuan për Bolognan, me Mottan që mori një lajm të keq, pasi në minutën e 73 ylli i miqve, Zirkzee la fushën mes lotësh i dëmtuar. Për t'u evidentuar edhe penalltia e humbur e Politanos për Napolin në të 21 minutë. Me 67 pikë Bologna merr vendin e tretë, një më shumë se Juve që nesër luan kundër Salernitanës. Napoli me 51 pikë ndodhet në pozitën e tetë, vend që të çon në Conference League.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani 'shuplakë' 5-1 Cagliarit, kuqezinjtë e mbyllin Serie A në vendin e dytë! Bologna i befason të gjithë, mposht 0-2 Napolin dhe parakalon Juven


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?