Momenti i ngritjes së flamurit

VIDEO/ Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, flamuri u ngrit i përmbysur

27 Korrik, 11:34| Përditesimi: 27 Korrik, 11:36

  • Share

PARIS - Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për faktin se ishte e para që diçka e tillë nuk u mbajt në një stadium apo për kohëzgjatjen prej katër orësh, por edhe për gafën e bërë në momentin e ngritjes së flamurit olimpik.

Komentet në rrjet kanë qenë mjaft të ashpra në drejtim të organizatorëve, të cilët në momentin e ngritjes së flamurit nuk vunë re se tri rrathët qëndronin poshtë.

Videoja e ngritjes së flamurit përmbys u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale dhe këtë mëngjes po shkruajnë shumë media botërore si Independent, Telegraph, Fox Sports etj.

Kujtojmë se flamuri olimpik përbëhet nga pesë rrathë që simbolizojnë kontinentet me ngjyrat e tyre. Ceremonia e hapjes ishte një spektakël prej katër orësh në lumin Sena, në të cilin 85 varka transportuan pothuajse 7000 sportistë nga 205 vende.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jorgji caca: 27/07/2024 17:03

    Pse gabim e ka Rusia që kërkon rend të ri botëror!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?