Në "Stamford Bridge", Chelsea humbi 0-1 kundër Aston Villas për javën e gjashtë në Premier League. Një gol i Uatkins në minutën e 73-të i dha tri pikë miqve, me Villan që vinte pas humbjes në Conference League. Për Chelsean 11 minuta në fund luajti edhe Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që nuk mundi t'i jepte një dorë të tijve. Kujtojmë se Broja rikthehet në fushë pas nëntë muajve të vështirë nga dëmtimi. Pas gjashtë javësh, Blutë kanë vetëm pesë pikë në klasifikim.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Chelsea pëson humbje! Arsenali dhe Tottenham barazojnë 2-2, Liverpool bën detyrën
S.Dh/ReportTv.al