VIDEO/ E frikshme! Momentet e tmerrit të turistëve shqiptarë në autobus në Korfuz, shoferi lëshon timonin, i binte vetes me grushte e ulërinte

24 Gusht, 22:30| Përditesimi: 24 Gusht, 22:39

  • Share

Korfuz- Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një moment të frikshëm të disa turistëve, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në autobus në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Në video e cila ka marrë shumë reagime në Tik Tok duket shoferi i autobusit I cili bërtet në greqisht dhe e nget autobusin në mënyrë të papërshtatshme duke krijuar panik tek pasagjerwt, gati 60 turistw qw janw terrorizuar nga sjellja e shoferit.

Në një video të publikuar në faqen "Qytetarët" në 'Tik Tok', pushuesit rrëfejnë situatën e frikshme që iu desh të përjetonin nga shoferi i linjës. Ata pretendojnë se shoferi mund të ishte i droguar, pasi arriti të lëshonte timonin dhe i binte me grushta vetes, derisa i nxorri jashtë të gjithë pasagjerët, duke i sharë

Rrëfimi i shqiptares 

"Skandali që ndodhi sot në Korfuz, po shkonim në plazhin Barbat dhe kur po ktheheshim ishim më shumë se 50 veta, gjysme ishin në këmbë. Shoferi me shumë mundësi është drogaxhi, ai filloj duke ulëritur që në fillim duke sharë dhe duke mallkuar. Ne fillim nuk po merrnim vesh çfarë kishte dhe çpati të gjithë po qeshnim në fillim, por pastaj u bë e frikshme sepse filloj duke lëshuar timonin dhe duke i qëlluar vetes me grushta. Një burrë anglez i ulëriti nga pas dhe ai ndaloi në qytet, na zbriti aq shpejt dhe na ndaloi në mes të rrugës e ulëriti “dilni se ju q** r***” dhe dolëm të gjithë,"-shkruan një prej pasagjerëve, që dhe ka filmuar ngjarjen.

Vajza ka shtuar se i’u është dashur të bëjnë 50 minuta, 1 orë rrugë në këmbë bashkë me çantat dhe valixhet e rënda në duar. Shoferi i kishte ndaluar në Ipsos, kur destinacioni që duhej ishte Kteli. Gjithashtu përmend se agjencia e autobusave është kontaktuar dhe se nuk ka patur një reagim nga ata përpos faktit që kanë pohuar se shoferi ishte një person që konsumonte drogë.

Incidenti ka ngritur një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të adresuar këtë sjellje të papranueshme. Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë kërkuar një hetim të thelluar dhe sanksione për shoferin në fjalë, ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për përmirësimin e standardeve dhe trajnimeve për shoferët e transportit publik.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 27/08/2024 14:59

    GREK HESAPI,,,MALAKA,,,PUTOKRSERIS..,,BIG MALAQISMENOS...PUSTI...

    Përgjigju
  • fredi: 25/08/2024 16:30

    Ky FREDI duket që është RRK komplet....

    Përgjigju
  • viron: 25/08/2024 14:17

    Po të kish ndodhur në Shqipëri do të thonin e ka bërë Edi Rama.....

    Përgjigju
  • Ring: 25/08/2024 09:23

    Ikni me pushime ne Grekistan, nje cmenduri e vertet.

    Përgjigju
  • Jorgaqi: 25/08/2024 08:01

    Kujdes! Muzika gre*e të çon në depresion!

    Përgjigju
    • Jorgaqi: 25/08/2024 11:40

      Kena muzik vet sa me majt krejt botën në dasëm e në mort o shqipfols sufllaqe kebabi.

    • Arben: 25/08/2024 11:10

      Nuk jam dakord me Jorgaqin për muziken greke eshtë e bukur dhe më pelqen sidomos kur kupton fjalët. Për Këtë Ninon kam dy fjalë: sa për mbetje osmane ti Zotëri, nëse ka mbetje osmane janë grekët dhe turqit , kan mbet tek miletet e ndarjes osmane, milet kristian dhe milet muhamedan. Shiko pra se kush eshtë mbetje ????

    • Nino: 25/08/2024 10:16

      Muzika Greke ka në shpirtin e saj Theodorakis dhe Chatzidakis! Por ku kupton ti o mbetje osmane se cfar është muzika!

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?