Vllaznia humbi 0-1 me Egnatian në "Loro Boriçi". Dueli i javës së 13-të në Superligë foli për miqtë, që shënuan me Fernandes në minutën e 44 të ndeshjes. Skuadra e Shpëtim Duros ka qenë më e vendosur në fushë, teksa ia dolën të "pushtonin" kalanë e Rozafës.
Edhe pjesa e dytë ka parë miqtë kërkues, ndërsa Fernandos iu anulua goli i dytë personal në minutë e 79 pas konsultimit të arbitrit me VAR. Për t'u përmendur është edhe humbja e penalltisë nga Latifi në minutën e 55, teksa sulmuesi i shkodranëve e dërgon topin në tribunë duke kopjuar 11 metërshin e Harry Kane në Botëror me Anglinë.
Egnatia me 21 pikë shkon në vendin e tretë, teksa Vllaznia mbetet me 19 pikë në vendin e pestë të klasifikimit.
Goli i Fernando:
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tirana 'poker' Kastriotit për kreun e Superligës, bardheblutë detyrojnë Çelën të dorëhiqet nga krutanët! Egnatia fiton në Shkodër dhe lë pas Vllazninë, Latifi gabon penalltinë
S.Dh//ReportTv.al