VIDEO/ Emigranti bëhet hero, shpëton fëmijën që rrezikonte të binte nga ballkoni në Spanjë

23 Gusht, 09:59| Përditesimi: 23 Gusht, 10:20

  • Share

Një emigrant brazilian që jeton në Spanjë rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë i cili ishte varur në ballkonin të katit të dytë në qytetin bregdetar të Alicante. Piktori 29 vjeçar Felipe David Souza, po bëhej gati të shkonte në shtëpi kur dëgjoi britma jashtë banesës ku punonte. Hodhi një vështrim jashtë dhe pa turmën e njerëzve të mbledhur poshtë rrugës të cilët drejtonin gishtin drejt ballkonit.

“Pashë një djalë të vogël me gjysmën e trupit jashtë”, u tha më vonë Souza gazetarëve.

6-vjeçari kishte ngrirë nga frika në parmakët e ballkonit, ndërsa njërën këmbë e kishte të varur jashtë. Poshtë turma i bërtiste në mënyrë të dëshpëruar djalit që të hynte përsëri brenda. Në videon e publikuar në internet duket 29 vjeçari që del me shpejtësi nga një tjetër ballkon aty ngjitur dhe duke u kapur pas parvazit të ngushtë i afrohet fëmijës

 “E bëra pa menduar,” tha ai.

Ndërkohë fqinjët kishin thirrur policinë dhe kishin filluar të nxirrnin jastëkë në rrugë në rast se ai do të binte. Panë sesi Souza u shfaq nga hiçi.

“Të gjithë e kishim zemrën në fyt.”

E ndërsa Souza I afrohej fëmijës kishte frikë se mos e trembte.

“Po e shikoja për ta mbajtur të qetë, duke dashur që të mos lëvizte. Është një distancë e shkurtër, por dukej kaq e gjatë.”

Video tregon Souza duke u afruar me qetësi drejt fëmijës, e kap lehtë tek këmisha teksa e ngre mbi parmakë. Për këtë gjest Souza është vlerësuar si hero, Një zyrtar nga këshilli i qytetit të Alicante i tha Souza-s se bashkia po planifikonte të vlerësonte trimërinë e tij në një ceremoni çmimesh në nëntor.

 “Rrezikove jetën për të shpëtuar atë të të miturit”, – tha këshilltari Julio Calero, duke e përshkruar ndërhyrjen e Souzës si një “akt heroik me vlerë të pamatshme”.

Souza ka jetuar në Spanjë për 9 vjet, tregoi për lajmet Información.es. “Sigurisht, do ta bëja 50 herë nëse do të duhej. Unë jam vetë prind, kështu që gjithçka që mund të mendoja ishte se si doja që asgjë e keqe t’i ndodhte fëmijës”

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?