VIDEO/ Fitorja e parë pas dënimit, Juventus 'likuidon' Salernitanën! Vlahovic i bën të gjitha

7 Shkurt 2023, 22:46| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 11:29

  • Share

Serie A e futbollit mbylli javën e 21-të. Në stadiumin "Arechi" në Salerno, Salernitana humbi 0-3 me Juventusin. "Zonja e Vjetër" mori fitoren e parë pas dënimit, teksa skuadra e Allegrit iu fal një forme të mirë të Vlahovic, me serbin që shënoi dy gola dhe dhuroi një asist.

Gjithçka nisi në minutën e 26-të, me Vlahovic që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vlahovic në të 45 minutë shërbeu për bashkëkombasin e tij, me Kostic që mposhti për herë të dytë Ochoa.

Në pjesën e dytë sërish Vlahovic shënoi dopietë në minutën e 47 pas asistit të Fagioli. Juventus me 26 pikë shkon në vendin e 10-të, teksa Salernitana me 21 pikë mban vendin e 16-të. Pas heqjes së 15 pikëve nga drejtësia sportive, Juve merr fitoren e parë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?