VIDEO-FOTO/Report TV në qendrën
e refugjatëve në Kutina të Kroacisë

15 Mars 2017, 09:37| Përditesimi: 4 Janar 2019, 15:18

  • Share

KUTINA, KROACI - Gazetari i Report TV Antonio Çakshiri, pjesë e grupit të gazetarëve të rinj të Ballkanit me 26 pjesëmarrës nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia e Sllovenia në një projekt të financuar nga Ambasada e SHBA “Balkan Bridges” vizituan qendrën e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Kutina të Kroacisë ku strehohen rreth 80 emigrantë nga Irani, Iraku, Afganistani dhe Siria.  Qendra ndodhet rreth 60 km larg nga kryeqyteti Zagrebi dhe strehon edhe fëmijë disa me familje dhe disa jo. Fëmijët mund të shkojnë të arsimohen në shkollat në qytetin e Kutinës por vetëm si “të ftuar” dhe jo si nxënës të cilët mund të regjistrohen për të marrë nota.

Këta refugjatë u deportuan nga Gjermania dhe Austria disa duke lënë pas miqtë e tyre, disa duke ndërprerë ëndrrat por gjithmonë me shpresë për të ardhmen e tyre duke e lenë pas të shkuarën për të mos ta kujtuar më. Këta refugjatë u kthyen në Kroaci pasi ishte shteti i parë europian ku ata ishin regjistruar kur kaluan përmes Ballkanit dhe shkuan në Gjermani e Austri.

kutinakutina

Në qendër njihemi me Rezan, një djalë 16-vjeçar nga Irani i cili si shumë të tjerë la pas miqtë e tij në Austri e ishte detyruar të kthehej në Kroaci, si një i Krishterë ai i trembej kthimit në Iran për shkak se mund të vritej për besimin e tij. Reza u kthye në Kroaci nga Austria rreth 3 muaj më parë dhe shkon në shkollë në Kutina ku mëson gjuhën angleze dhe kroate.

kutinakutina

"Këtu në këtë qendër më bëhen rreth 3 muaj dhe shkoj çdo ditë në trajnime për vrapim. Unë gjithashtu shkoj në shkollë por për mua është e vështirë për shkak të gjuhës por gjithsesi shkoj.  Mua më pëlqen shumë Austria edhe Kroacia gjithashtu por unë kam shumë shokë në Austri dhe trajnerin tim të vrapimit, të cilët më mungojnë" - thotë Reza.

16-vjeçari ka fituar 2 trofe të vendit të parë dhe të dytë teksa përfaqësonte Iranin në vrapim për të rinj në garat e zhvilluara në Austri pak kohë më parë.  

"Në Austri këtë trofe e kam fituar për vendin e parë në garat e vrapimit. Trofeun e dytë e kam fituar sërish në Austri për vendin e dytë në garat e vrapimit"

kutina
(Reza, 16-vjeçari nga Irani duke treguar kupën që ka fitur në garat e vrapimit)

 
Pjesën më të madhe të kohës Reza e kalon ne celularin e tij duke komunikuar në rrjete sociale me miqtë dhe trajnerin në Austri por edhe me pjesën tjetër të familjes së tij. Ai jeton me vëllain e tij dhe kunatën në një dhomë rreth 20 metra m2 por duke mos e humbur kurrë shpresën se jeta e tij  një ditë do të përmirësohet.

Brenda qendrës së refugjatëve ka vende ku fëmijët mund të luajnë lojëra sportive.

kutina
(Ambientet për lojra sportive brenda qendrës së refugjatëve)

Njihemi me Roksarën një vajzë 17-vjeçare nga Afganistani e cila së bashku me familjen e saj është deportuar 9 muaj më parë nga Austria në Kroaci,  familja e saj ka kërkuar azil në këtë shtet dhe pas pak kohësh do të transferohet për të jetuar në një apartament në Zagreb.

"Unë jam Roksar, jam 17 vjeçe dhe jam nga Afganistani, me familjen kam qëndruar 6 muaj në Austri pastaj na deportuan në këtu në Kutina të Kroacisë, kemi rreth 9 muaj që po qëndrojmë në këtë qendër. Mua më pëlqen të jetoj këtu dhe kemi përfunduar procesin e dokumenteve për azil në këtë vend, do gjejmë një banesë dhe do të jetojmë në Zagreb". - thotë Roksar

kutina
(Roksar, 17-vjeçarja nga Afganistani)

 

E vetmja gjë që refugjatët kanë në këtë qëndër ëshë shpresa se një ditë ata do të ribashkohen me familjet e tyre. 

[gallery]21454[/gallery] (Kliko tek fotot për të parë foto të tjera)
FOTOGALERI

Redaksia online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

 

English version 

KUTINA, CROATIA - Report TV journalist Antonio Çakshiri, part of young journalist group from the Balkans with 26 participants from Albania, Croatia, Serbia, Montenegro and Slovenia,  a project funded by the US Embassy  "Balkan Bridges", visited the Kutina reception center for refugees and asylum seekers in Croatia. The center is shelter for 80 immigrants from Iran, Iraq, Afghanistan, Syria and its located 60 km from the capital Zagreb. The reception center also accommodates children with their family and unaccompanied kids also. The children are allowed to go to Kutina schools but only as “guest”, they don’t get grades.
 
The refugees in Kutina center were deported from Germany and Austria some of them left behind their family and friends, some disrupting their dreams but always with hope for the future, leaving the past behind.
 
Inside the reception center we meet Reza, a 16 years old boy from Iran who like many others left behind his friends in Austria and was deported to Croatia, as a Christian he fears of being sent back to Iran and killed for his beliefs. Reza returned to Croatia from Austria about 3 months ago and goes to school in Kutina to learn English and Croatian language.

kutina“It’s been here 3 months in the center and I go to training, run training. I also go to school but for me it’s hard because of the language.

I like to much Austria, too here (Croatia) but I have many friends in Austria and my running trainer that I miss”.



The 16 year old has won 2 trophies, first place and second place representing Iran in youth running races in Austria, some time ago.

Reza spends his time on his mobile phone listening to music and communicating with his friends and his running coach via social media. Also, he plays table tennis with his friends from the center and mostly wins. But will he win the most important match in his life?

Reza lives inside the reception center with his brother and sister in law in a room about 20 m2 but he never loses hope that one day his life will improve.

We also meet with Roksara, a 17-year-old Afghan girl whom along with her family was deported from Austria to Croatia 9 months ago, her family has sought asylum in this country, and soon will be transferred to live in a apartment in Zagreb.

rokasr “I am Roksar, 17 years old from Afganistan, with my family I stayed in Austria for 6 months, after that we were deported here about 9 months ago.

I like to live here and we got alyssum papers done so we are going to live in Zagreb”.



The refugees here don’t have much, only the hope that one day they will reunite with their family. 

kroaci
(Foto nga qendra e refugjatëve dhe asilkërkuesve në Kutina, Kroaci)

(Antonio Çakshiri and Patricia Topić)

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?