Momenti i incidentit

VIDEO/ Futbollisti humbet gishtat në fushë, i plas në dorë fishekzjarri

23 Tetor, 11:30| Përditesimi: 23 Tetor, 12:05

  • Share

Një futbollist i kategorive të ulta në Belgjikë ka humbur një gisht dhe i janë prerë pjesërisht dy të tjerë pasi i ka plasur në dorë një fishekzjarr i hedhur në fushë nga një tifoz dhe të cilën lojtari po mundohej ta largonte nga fusha.

Fabio Schiafino, i cili luan me KSCT Menen në kategorinë e katërt belge, kishte shënuar dy gola gjatë ndeshjes dhe po e festonte më së miri ditëlindjen e tij deri në momentin kur ndodhi incidenti i pakëndshëm.

“Më plasi në dorë dhe kur u largua tymi, pashë që një pjesë e gishtave të mi ishte zhdukur”, rrëfen Schiafino për “HLN”.

Policia arrestoi tifozin që hodhi fishekzjarrin, një 21-vjeçar nga Wevelgem, për t'u marrë në pyetje dhe më pas e la të lirë.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?