Festa e Eriksen

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Manchester United i falet një 18 vjeçari! Shkëlqen Eriksen

13 Nëntor 2022, 19:27| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 19:30

  • Share

Manchester United fitoi 1-2 në transfertë kundër Fulham për javën e 16 në Premier League. Djemtë e ten Hag ia dolën që të zgjidhnin gjithçka vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, me talentin Alejandro Garnacho që i dha fitoren të tijve. Me këtë sukses "Djajtë" kapin zonën evropiane.

Sfida nisi mirë për United që shënoi me Eriksen në minutën e 14. Në të 61 minutë ishte James që vendosi baraspeshën e ndeshjes, me United që shtoi sulmet në kërkim të fitores. Do duhej minuta e 90+3 që djaloshi 18 vjeçar Garnacho të shënonte një gol për manual. Pas asistit të Eriksen, djaloshi me një lehtësi të admirueshme e dërgon topin pas krahëve të Leno. Më këtë sukses United shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 5, teksa Fulham me 19 pikë mban vendin e 9-të.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?