VIDEO/ I riu përleshet me punonjësin e karburantit në Selitë dhe i grabit xhiron ditore, arrestohet nga policia! Në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

11 Dhjetor 2023, 10:48| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 11:40

  • Share

TIRANË- Punonjësi i një karburantit në Selitë ka rënë pre e një grabitje me dhunë, mesnatën e 9 dhjetorit nga dy të rinj. Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar të rinjtë Aleksandro Lazaj, 22 vjeç dhe Kristjan Lazaj, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Kamerat e sigurisë së karburantit kanë fiksuar edhe momentin e grabitjes së punonjësit. Blute e Tiranës bëjnë me dije se Aleksandro Lazaj ka zbritur nga makina ku ishte bashkë me Kristjan Lazajn, teksa po furnizonin makinën me karburant.

Në momentin që ka zbritur ai është përleshur me punonjësin e karburantit i cili ka rezistuar, me qëllim që të ruajë paratë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Por i riu grabitës ka vijuar duke e dhunuar dhe më pas i ka marrë xhiron ditore. Policia ka sekuestruar në makinë mjetin prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ora 11:39
Del FOTO, ky është i riu që dhunoi dhe grabiti punonjësin e një karburanti në Tiranë

1702290807_page.jpg

Report Tv ka siguruar foton e të riut, Aleksandro Lazaj, i cili ka dhunuar dhe më pas ka grabitur punonjësin e një karburanti në Tiranë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 11/12/2023 18:20

    O Melamin Berati, po shko o gomar bëj ndonjë punë e merri ato 5 lekë me djersë se sa rastin kur në vend të lekëve, hëngre burgun.

    Përgjigju
  • Edi bravo: 11/12/2023 15:56

    Futi plumbim o policia ktyre lloj mostrash pse duhet te harxhojne kohen me gjyqe. Plumbin ne koke edhe njoftoni beri rezistence edhe familja jua di per nder. Mostra.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 11/12/2023 14:04

    Hiqeni qafe dhe ta paguaje familja

    Përgjigju
  • Bala: 11/12/2023 13:21

    Zhulsat e qelbur, le te merren me kriminelat cfare kane me ata qe punojne pune te ndershme.

    Përgjigju
  • Xxxx: 11/12/2023 11:52

    Ta kishte ekzekutuar policia..

    Përgjigju
    • Lushka: 11/12/2023 13:31

      Dalin e flasin per standarte ekonomike e shoqerore. Ja ne mes te tirones duhet te besh bodyguard security edhe ti mbushesh makinen me karburant. Ah se kur do behet ky vend nuk kuptohet kurre. E lejne ne meshire te fatit te rropaten.njerezit. ne vend te ashoersojnr masat e ti denojne maximalisht qe kur te dali ky ti djegi marmita te bej nje ide te tille jo te veproj... shqiperi e mjera shqiperi...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?