Report Tv siguron foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit! Shkoi të vriste Talo Çelën, por mbeti vetë i plagosur! Shoqërohen për moskallëzim krimi 2 mjekë dhe 1 infermier në Fier

30 Mars 2022, 07:30| Përditesimi: 31 Mars 2022, 07:16

  • Share

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit. Ai u vu në pranga mbrëmjen e djeshme, vetëm dy orë pas përplasjes që mendohet se ka ndodhur mes tij dhe Talo Çelës, ndërsa u kap në një apartament, bazë e tij e fshehtë në Fier. Më herët policia ka publikoi edhe video, ku Dumani shihet gjysmë i zhveshur, me pranga në duar dhe i fashuar në shpinë, ku mori një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët e Talo Çelës. Nuredin Dumani është dërguar në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se së bashku me të në aksionin e policisë, u arrestuan edhe 3 të tjerë, ku njëri prej tyre ishte ‘ushtar’ i Dumanit, Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet, ndërsa nuk dihet ende identiteti i 2 të tjerëve dhe as roli i tyre në ngjarje. Në bazën ku ai ishte strehuar Dumani u gjetën jelek antiplumb, dylbi dhe snajper dhe armë tjetër.

Ndërkohë dy mjekë, Ermal Gjeci dhe Julian Malaj, si dhe infermieri Bledi Berdalli, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin në Fier, janë shoqëruar me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, nga policia, pasi akuzohen për 'moskallëzim krimi'. Në dëshminë e tyre para hetuesve janë shprehur se nuk e njihnin, nuk kanë pasur idenë se bëhej fjalë për Nuredin Dumanin apo person që kërkohej nga policia. Një grup oficerësh kanë shkuar te Trauma pasdite, por Dumani nuk ka folur, nuk ka pranuar të dëshmojë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin pasditen e djeshme, në të njëjtin vend ku kanë ndodhur dhe atentate të tjera. Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMË ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë. 

Nuredim Dumani pas plagosjes është fshehur në një pallat 8-katësh në lagjen Apollonia në Fier. Ai fshihej në një banesë në katin e 4, ku bashkëjetonte me një vajzë nga Kosova. Sipas banorëve ajo banesë ishte marrë me qira një javë më parë. Pas arrestimit të dumanit, policia ka shoqëruar në polic edhe bashkëjetuesen e tij, e cila është marrë në pyetje. Nuredin Dumani është plagosur me plumb pas shpine që i ka preku edhe mushkëritë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Papër të Elbasanit me Talo Çelën.

Në vendin e atentatit shkoi edhe drejtuesi i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, kurse shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq
Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

1648642604_NUREDINDUMANI.jpg

Nuredin Dumani ne momentin e arrestimit

 

Ora 21:24
Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin, shoqërohen dy mjekë dhe një infermier në Fier: Nuk kallëzuan në polici

Dy mjekë Ermal Gjeci dhe Julian Malaj si dhe infermieri Bledi Berdalli, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin, janë të shoqëruar në polici me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, ndërsa akoma nuk u është prerë fletë-arresti. Ato akuzohen për moskallëzim krimi pasi kanë mjekuar në banesë Dumanin. Në dëshminë e tyre para hetuesve janë shprehur se nuk e njihnin, nuk kanë pasur idenë se bëhej fjalë për Nuredin Dumanin apo person që kërkohej nga policia. Një grup oficerësh kanë shkuar te Trauma pasdite, por Dumani nuk ka folur, nuk ka pranuar të dëshmoj.

Ora 17:47
Atentati në Elbasan ku u plagos Nuredin Dumani, shoqërohen në polici disa persona

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar në polici, pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit, i cili mbeti i plagosur.

Ora 14:14
Report Tv siguron foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit në Fier

1648642769_1648642604NUREDINDUMANI.jpg

Report Tv ka siguruar  foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit nga policia në Fier. Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme, 2 orë pas atentatit ndaj Talo Çelës, ndërsa u gjet në një apartament, bazë e tij e fshehtë në Fier.

Ora 11:16
Plagosja e Dumanit në Papër të Elbasanit, u qëllua nga dy armë, e paqartë nëse kishte shkëmbim zjarri apo u qëllua nga i njëjti drejtim

1648631899_1648616326Screenshot3.jpg

Makina me të cilën udhëtonte Dumani

Detaje të reja kanë dalë në lidhe me plagosjen e Nuredin Dumanit në Papër të Elbasanit gjatë kohës që ka qenë në BMË me xhamat e zinj.  Report Tv ka mësuar se  në Papër grupi hetimor ka gjetur më shumë se 20 gëzhoja kallashnikovi.

Këta plumba kallashnikovi janë të dy armëve të ndryshme. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me shkëmbim zjarri apo armë që janë qëlluar nga një drejtim.

Provat e mbledhura në vendin e ngjarjes janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të përcaktuar më tej dinamikën.

Ora 11:10
Del video, me pranga në duar, momenti kur futet në furgonin e policisë bashkëjetuesja e Nuredin Dumanit

 

Report Tv ka siguruar videon e momentit të shoqërimit të bashkëjetueses së Nuredin Dumanit. Ajo shihet me pranga në duar, ndërsa futet në furgonin e policisë, ndërsa u shoqërua në komisarit ku dha dëshminë e saj. Nuredin Dumani dhe gruaja nga Kosova, jetonin sëbashku në apartamentin ën Fier, ku u kap i shumëkërkuari.

Ora 10:19
Plumbi pas shpine i ka prekur mushkëritë, Nuredin Dumani i nënshtrohet operacionit te Trauma, ndodhet në gjendje të stabilizuar

Nuredin Dumani është plagosur me plumb pas shpine që i ka preku edhe mushkëritë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Papër të Elbasanit që dyshohet se u qëllua nga ushtarët e Talo Çelës. Pas arrestimit në një banesë ku fshihej në Fier ai u dërgua te Trauma në Tiranë , ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

Sipas burimeve për Report Tv nga Trauma, Dumani ka plagë me armë zjarri në mushkëri, ndërsa është në mjekim intensiv, pak më i stabilizuar se dje.

Edhe pse i është nënshtruar ndërhyrjes së parë, plumbi nuk i është hequr, pasi ka komplikacione të shumta në mushkëri. I është vendosur një aparaturë për pastrimin e mushkërisë dhe më pas do të futet në operacion për heqjen e plumbit.

Nëse gjendja do të përmirësohet, pritet të merret në pyetje në ambientet e spitalit nga hetuesit.

Ora 09:51
Pas përplasjes me armë Dumani u fsheh në një pallat në Fier, flasin fqinjët: Banesën e mori me qira para një jave, u tmerruam kur erdhi policia

Një ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit dera e apartamenti të tij ku fshihej ruhet ende me dy policë dhe është i rrethuar me shiritat e zonës së krimit. Arrestimi i Dumanit në mes të natës nga forca të shumta të policisë, ka tmerruar banorët e pallatit, të cilët shprehen se ishin në gjumë në momentin kur dëgjuan ulërima “hapni derën, policia”.
Ata thonë se nuk e dinin se kush ishte dhe se banesa ishte marrë me qira para një jave.

“Unë tani e mora vesh, nuk dimë gjë fare. I gjithë pallati ishte në terror. Pallati është i banuar me qiraxhinj dhe familjarë. Hapni derën jemi polici bërtisnin, gjuanin derën me shkelma

“Ne e dinim që atje banonte në italian dhe ka qenë shumë i rregullt ai. Italiani iku para një jave”, thanë fqinjët.

Nuredim Dumani pasi shkëmbimit të zjarri ku mbeti i plagosur në mjetin e tij tip BMW në Papër të Elbasanit, iku për t’u fshehur në një pallat 8-katësh në Lagjen Apollonia në Fier.

Ai fshihej në një banesë në katin e 4, ndërsa u arrestua nga policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptar: 03/04/2022 11:48

    Qytete si Elbasani, Vlora, Durresi, Shkodra dhe Tirana jame be vatra kancerogjene te krimit. Sepse kemi nje kryeminister qe ne vend te vendos ligjin dhe rregullin, pret qe ta vendosin bandat me njera tjetren.bandat kane hyre thelle ne politike me leket e krimit dhe shumat jane aq te majme se dhe deputetet pergjegjes me njeri tjetrin po futen ne konflikt kush do e kontrollije nje qytet apo tjetrin. Vetem ambasada rruges elbasanit mund te ndihmoje vendosjen qetesise dhe rendit sepse shqiperine e kane pushtuar bandat dhe milonat e jariseve.

    Përgjigju
  • Iris: 31/03/2022 01:39

    Video shume e forte,sa poshte bien keta gangot kur u vihen prangat! Me beri pershtypje sa ndryshe dukej ky Dumani ne momentin e arrestimit nga fotoja zyrtare,ngjante me shume me Albano Bogdon.Prandaj eshte kaq e veshtire te kapen dhe dites me diell.Mendoj qe do te ishte mire qe policia kur u nxjerr fotot si super te kerkuar mund te shtonte dhe identikite te bera me kompjuter se si mund te duket nje i kerkuar me pamje te ndryshme,me/pa floke,me/pa mjeker,mustaqe,ndryshimi progresiv i moshes etj.Gjithashtu me beri pershtypje justifikimi qesharak qe dhane mjeket.Nuk ka rendesi e njeh,apo jo,eshte i kerkuar,apo jo.Te erdhi me plage plumbi,duhet te lajmerosh policine.Keta ose jane paguar,ose jane kercenuar.

    Përgjigju
  • vjeshta: 30/03/2022 20:45

    Elbasan- Peqin,hhahaha Gabel hesapi. Rracë e keqe!

    Përgjigju
    • Bradashesh: 30/03/2022 23:45

      Amon po ti nga je me origjin? po do me thuash te verteten?

  • Talua: 30/03/2022 19:46

    Gjynah I shkreti

    Përgjigju
  • Murati: 30/03/2022 19:32

    Kto do i zene hakat e atij te shkretit qe vrane sapo mbaruan grabitjen.. Qe ishte koka i grabitjes dhe i dhuroj ktyre 20 milion euro qyl, Kta e vrane imagjino ca monstrash! Tashi e mbrapa do i haj dreqi te gjithe, do vrites dhe sdo i gezojne leket! Eshte mallkimi i shpirtit i atij te shkretit qe rrezikoi cdo gje Per kto gjasme shoke te beses, plera.

    Përgjigju
  • tano: 30/03/2022 18:48

    u be ky talo si supermeni mor jahu po vret e po vjedh e nuk paska b.th njeri ta preki. me duket se esht i mbrojtur nga lart e nga posht

    Përgjigju
  • Gripi: 30/03/2022 17:04

    Sa police ka fieri qe u desh nderhyrja e Renea? Fieri ka dhe FNSH apo ata jane per te bere te fortin kur ngrene postobllok? Policia elbasanit zgjohet mbasi mbarojne te shtenat. Gjithe ato patrulla policie rrugeve jane vetem per gjoba parkimi dhe per te shoqeruar ndonje viktime se ka ndryshuar ngjyren e gardhit. Vetem atehere i shikon " trima" ndryshe ole le Renea. Renea vret nje femije 19 vjec ne Lezhe dhe nuk ekzekuton kete killerin tutor por e kap te gjalle. Ta kishin ekzekutuar ne aksion kermen. Ndersa ky Talo Cela bredhka ne Elbasan dhe policia nuk e gjen dot.

    Përgjigju
  • Taulant: 30/03/2022 16:36

    Gangsteri qe jeton si qen ne nje apartament te lodhur me qira.

    Përgjigju
    • Nga gango ne lango: 30/03/2022 19:37

      Ska gango sot, te gjithe kto pseudo-trimat Jetojne ne bunkere e bodrume pa pare drite me sy Dhe pa patur kenaqsine minimale te jeteses Qe te takojne nje familjar apo gruan e femijet Qe jane motivi jetes! Kta jetojne thjeshte per emer dhe leket i kane thjeshte shifra Se nuk arrijne ti gezojne kurre sado qe duket sikur jane te pa prekshem! Te pa prekshem qe rrine mbyllur nuk shkon dhe qe marrin fryme me roje e ushqehen di qeni sa per te mbajt shpirtin gjalle.. Me mendje qe po i ndodh dicka tashi apo pastaj 24 ore.. Mire tha ai i gjati, henkshin kokat por ne fakt doja te shtoja, Qe ti hajne sa me shpejt se e shkatrruan kte vend ndyrsirat

    • Loni: 30/03/2022 18:17

      Hahaha Po sa do jet transferuar edhe nuk premtoj koha per arredim! O bishe ato flejne edhe jashte se ashtu e kan hallin ...Po pun gangosh pra...

  • Berti: 30/03/2022 16:03

    Ky e gjen Talon per atentat! Shteti me gjithe strukturat e veta nuk e gjen dot!! Punesojeni kte tipin se e beka punen me mire se 10.000 Police bashke.

    Përgjigju
    • Elbasani bukur: 30/03/2022 19:40

      Talon e ndihmojne se ka leket e rinasit dhe ja kane nevojes derisa tia thithin palcen.. Pastaj e leshojne me lezet dhe del ne TV. Per momentin ka shtet dhe te gjitha bandat..

  • Tosi: 30/03/2022 08:58

    Ka nje parim baze te shtetit ligjor qe quhet prezumimi i pafajsise dhe nje tjeter qe nuk ka denim pa vendim te nje gjykate te bazuar ne ligj! Nje individ qe akuzohet apo eshte ne kerkim per krime, kushdo qofte ai, edhe me maskarai, duhet te trajtohet sipas ligjit qe ndalon kategorikisht cdo lloj veprimi apo sjellje te shtetit ne forme denigruese! Sot, Drejtori i Policise shkelmoi edhe ate maske formale qe policia jone abuzuese kishte. Pa pike pergjegjshmerie, profesionalizmi apo morali. Cjane keta more kaq injorante? A jane vete apo i deh karrigia? E pabesueshme! Ti hapesh vendit edhe nje telash me shume ne rekordet e panumerta te organizmave te te drejtave te njeriut, UN, AI, apo CAT! Foto si te Abu Graib! Po pse? Per qef!!!!

    Përgjigju
    • Kosi: 30/03/2022 11:30

      Po ik mer rrot ka.i

  • Tope: 30/03/2022 08:41

    Lereni te ngordhe qenin

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/03/2022 08:40

    Po policia ku ishte kur keto benin xhiro me makina me xhama te zi e me arme dy personat me te rrezikshem ne shqiperi?? Kush e mbron ket talon qe nuk e arrestoni gjith keto vite ?? Aq esht elbasani

    Përgjigju
    • Polici: 30/03/2022 19:45

      Polici me i mire merr 1 milion te vjetra ne muaj ( shefi dmth) se te tjeret marrin nga 400 - 500 ! Ndersa krimi paguan cdo polic dhe shef te mundshem Duke ofruar sipas pozites , shpia, prona, toka, rroga te majme Qe atyre sja ndjen se a vriten apo s'vriten.. Kur ti japesh 1000-2000 € policit te thjeshte Harroje drejtesine o popull! I keni pa shefat me ca levizin, me range rover vogue Dhe me shpia e orendi te kohes se fundit ne lux Dhe me ore Rolex .

    • Shkodra ta marrsha: 30/03/2022 19:42

      Policia eshte si ne shkoder ta marrsha qe i ke aty neper xhiro perdite dhe skane bythe me i ndalu blindat e kriminelave te shkodres, keshte qe mos shko deri ne elbasan, rri ne shkoder njesoj Se policia ska ndryshim si anej si knej.. si surrat ka!!!

    • Vlora: 30/03/2022 17:14

      Uo figure ai 500 mij lekshi vjeter qe nerr polici nuk te ben trim per te kap langot e pushtetareve politik. Taua do jete ne ndonje vil politikani duke bere orgji tani..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?