Edin Dzeko

VIDEO/ Inter i falet Dzekos dhe prish rekordin e Napolit, zikaltërit rihapin Serie A

4 Janar 2023, 22:38| Përditesimi: 4 Janar 2023, 22:39

  • Share

Inter fitoi 1-0 me Napolin në "Giuseppe Meazza". Goli i vetëm i takimit u shënua nga Edin Dzeko në minutën e 56 të ndeshjes. Një aksion i bukur nga e majta e sulmit dhe krosimi preçiz i Dimarco bëri që boshnjaku mos e kishte të vështirë të mposhtte Meret në portë. Vendosja e gabuar e Rahmanit ndihmoi Dzekon që të ishte i vetëm përballë portierit mik. Pas 11 fitoreve radhazi, Napoli merr humbjen e dytë këtë sezon. Megjithë disfatën, skuadra e Spallettit mban kreun e Serie A me 41 pikë. Inter me 33 pikë shkon në vendin e katërt duke rihapur garën në Serie A.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Interi fiton me Napolin dhe rihap Serie A, Milan dhe Sampdoria e nisin mbarë 2023! Roma bën detyrën, Juventus tri pikë në 'frymën e fundit'


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?