VIDEO/ Interi 'dehet' nga Championsi dhe humbet në Bologna! Milan bën detyrën në shtëpi, rikthehet Ibra

26 Shkurt 2023, 22:50| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 15:58

  • Share

Serie A është në javën e 24-t. Kjo e diel nisi me surpriza, teksa Interi humbi 1-0 në transfertë me Bolognan. Në 15:00 në Salerno, Salernitana fitoi 3-0 me Monzën, duke bërë që ulja në stol e Paulo Sousa të japë efekt. Në 18:00  Udinese dhe Spezia barazuan 2-2, ndërsa në 20:45 Milan fitoi 2-0 me Atalantën.

Në stadiumin "Arechi", Salernitana vendase fitoi 3-0 me Monzën për javën e 24-t në Serie A. Trajneri i ri i vendasve, Paulo Sousa debuton me tri pikë në rikthimin e tij në Itali, me portugezin që duhet se ka gjetur "shkopin magjik" te Salerniatana që pas tre humbjeve merr fitoren e parë. Dueli u vendos në pjesën e dytë. Ka qenë minuta e 52-të kur Coulibaly do kalonte në epërsi vendasit. Kastanos në të 65 minutë shënoi për 2-0, teksa Candreva arkivoi tri pikët në minutën e 71. Salernitana me këtë fitore del nga zona e ftohtë dhe mban vendin e 16-të me 24 pikë, teksa Monza me 29 pikë gjendet e 11-ta në renditje.

Milan fitoi 2-0 në "San Siro" kundër Atalantës për javën e 24 në Serie A. Golat për kuqezinjtë e Piolit u shënuan nga Musso (autogol) në minutën e 25 dhe Messias në të 86 minutë. Në minutën e 74 të duelit, Ibrahimovic zuri vendin e Giroud duke u rikthyer në fushë pas 9 muajsh. 41-vjeçari vuajti një dëmtim të rëndë në gju, teksa do jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit. Te Atalanta titullar luajti Gjimshiti. Milan me 47 pikë barazon Interin dhe ndajnë vendet 2 dhe 3. Atalanta me 41 pikë mbetet në vendin e gjashtë.

Serie A - java 24 - e diel:

12:30 Bologna 1-0 Inter

15:00 Salernitana 3-0 Monza

 18:00 Udinese 2-2 Spezia

20:45 Milan 2-0 Atalanta

Renditja:

Ora 22:47
VIDEO/ Milan 'likuidon' Atalantën, Ibrahimovic luan pas 9 muajsh! Gjimshiti titullar

Milan fitoi 2-0 në "San Siro" kundër Atalantës për javën e 24 në Serie A. Golat për kuqezinjtë e Piolit u shënuan nga Musso (autogol) në minutën e 25 dhe Messias në të 86 minutë. Në minutën e 74 të duelit, Ibrahimovic zuri vendin e Giroud duke u rikthyer në fushë pas 9 muajsh. 41-vjeçari vuajti një dëmtim të rëndë në gju, teksa do jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit. Te Atalanta titullar luajti Gjimshiti. Milan me 47 pikë barazon Interin dhe ndajnë vendet 2 dhe 3. Atalanta me 41 pikë mbetet në vendin e gjashtë.

Ora 17:26
VIDEO/ Trajneri i ri me 'shkop magjik', Salernitana i shënon 3 gola Monzës

Në stadiumin "Arechi", Salernitana vendase fitoi 3-0 me Monzën për javën e 24-t në Serie A. Trajneri i ri i vendasve, Paulo Sousa debuton me tri pikë në rikthimin e tij në Itali, me portugezin që duhet se ka gjetur "shkopin magjik" te Salerniatana që pas tre humbjeve merr fitoren e parë. Dueli u vendos në pjesën e dytë. Ka qenë minuta e 52-të kur Coulibaly do kalonte në epërsi vendasit. Kastanos në të 65 minutë shënoi për 2-0, teksa Candreva arkivoi tri pikët në minutën e 71. Salernitana me këtë fitore del nga zona e ftohtë dhe mban vendin e 16-të me 24 pikë, teksa Monza me 29 pikë gjendet e 11-ta në renditje.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?