'I mbyturi të mbyt', kjo është shprehja që mund t'i shkojë më shumë Juventusit. "Zonja e Vjetër" barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi turpërohet nga Salernitana, Bologna zyrtarisht në Champions League! Kumbulla shënon autogol, Atalanta 2-1 Roma
S.Dh/ReportTv.al