Lionel Messi debaton me gjyqtarin Dickerson

Sport

VIDEO/ Lionel Messi përplaset me gjyqtarin e ndeshjes në SHBA: Dil jashtë, do të të përjashtoj?

15 Maj, 11:02| Përditesimi: 15 Maj, 11:04

  • Share

Inter Miami barazoi 3-3 kundër San Jose Earthquakes në shtëpinë e këtyre të fundit. Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me Lionel Messin që pretendoi për faull jashtë zone dhe protestoi te gjyqtari Joe Dickerson. Ky i fundit nuk u mendua dy herë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë pas fërshëllimës finale.

Tetë herë fituesi i 'Topit të Artë' dukej i tërbuar me vendimin e gjyqtarit për të mos akorduar një goditje të lirë direkte për ekipin e tij. Arbitri nuk i kushtoi shumë vëmendje protestave të Messit dhe menjëherë i tregoi një karton të verdhë, duke u përpjekur ta bindte të mos debatonte.

Por Messi vazhdoi dhe u kthye te gjyqtari Dickerson për më shumë protesta. Messi i zemëruar gati rrezikoi një karton të kuq dhe Dickerson i tha: “A do që të të përjashtoj? Dil jashtë!”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?