Festa e Garnachos

VIDEO/ Manchester United tregon sa peshon fanella, përmbys 3-2 Aston Villan në Boxing Day

27 Dhjetor 2023, 09:19| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 09:20

  • Share

Manchester United fitoi 3-2 kundër Aston Villas për javën e 19-të në Premier League. Djemtë e ten Hag treguan cilësi në 'Old Trafford', duke përmbysur ndeshjen përpara tifozëve të tyre.

Sfida nisi keq për "Djajtë e Kuq", me McGinn dhe Dendoncker që shënuan për herë për Aston Villan në pjesën e parë duke befasuar të kuqtë. Kur u duke se United do shkonte te humbja e radhës, ishte Garnacho që me dopietë në minutat 59-të dhe 71 barazoi gjithçka.

Dueli më pas ishte me raste dhe goli i tri pikëve për United u shënua nga Hojlund në të 82 minutë. Ky ishte goli i parë për danezin me fanellën e United. Tanimë të besuarit e ten Hag ngjiten në vendin e gjashtë me 31 pikë, teksa Aston Villa me 39 pikë mbetet në vendin e tretë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?