Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi 2-1 në fraksionin e dytë.
Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi turpërohet nga Salernitana, Bologna zyrtarisht në Champions League! Kumbulla shënon autogol, Atalanta 2-1 Roma
S.Dh/ReportTv.al