Saranda sot gumëzhin nga turistët e huaj. 2245 turistë ditor kanë zbritur nga Norwegian Star, krocerja e parë që mbërrin në Sarandë për këtë vit. Edhe kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur këtë ogur të mirë për turizmin ndërsa ka shtuar se deri në mars ka 59% më shumë vizitorë se vjet.
E nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norwegian Star ka sjell në Sarandë kryesisht turist amerikan dhe kanadez.
Edhe pse kanë pak orë në dispozicion për të vizituar atraksionet turistike, turistët tregojnë se janë të mahnitur nga bukuria e qytetit. Dhe nuk e përjashtojnë një tjetër për ta vizituar me më shumë kohë në dispozicion.
Në vitet e fundit Saranda ka përfituar rreth 4000 turist ditor në javë falë vizitave të krocierave të mëdha. Norwegian Star mbërriti nga Spliti i Kroacisë , për të qëndruar pak orë në Sarandë. Ndërsa për javët e ardhme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anije të përmasave të tilla.
Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në rrjete sociale ku duket kroçerja nga SHBA me turistë në huaj në port. Rama shkruan se këtë vit deri në mars kemi patur 59% më tepër turist se vjet.
“Norwegian Star Cruise me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë
Shqipëria ka mikpritur mbi milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022
#VetëmPërpara
#KurrëMëMbrapa
#KrenarpërPS”- shkroi ai.
Ke te drejte gumezhin krocera se ne qytete ska njerez sepse ti dhe ata parardhesit e tu i larguat nga vendi deri sa ta shpopullarizoni ne total o anti Shqiptar te ndyre , shpresoj qe te vij nje qeveri dhe te gjithe ata qe kane drejtuar cendin te dalin para gjyqit dhe te degradohen me soj e sorollop o plera te pafytyre
Përgjigju