VIDEO/ Me foton e Mahsa Aminit në duar protestoi kundër presidentit iranian, ambasadori izraelit: Nuk do të pranoj hipokrizinë e OKB-së

21 Shtator 2023, 13:47| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 13:53

  • Share

Përfaqësuesi i Izraelit në aleancën më të madhe botërore, Gilad Erdan, është nxjerrë jashtë sallës gjatë mbledhjes dhe është arrestuar nga shërbimet e selisë së OKB-së pasi protestoi gjatë fjalimit të presidentit iranian, Ebrahim Raisi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Erdan u ngrit nga ulësja e tij gjatë fjalës së presidentit të Iranit dhe iu afrua foltores me një foto në dorë ku shfaqej Mahsa Amini, gruaja iraniane e cila ndërroi jetë në paraburgimin e policisë në Iran, duke shkaktuar dhe protesta masive.

Ky incident ndodhi gjatë fjalës së Raisit i cili "shigjetoi" SHBA-në si nxitëse dh përfituese e luftës në Ukrainë pasi sipas tij  ka si qëllimin shtrirjen e frymës ameikane në çdo vend të botës.

Mediat e huaja raportojnë se një zëdhënës i OKB-së ka hedhur poshtë interpretimin e ngjarjes me përfaqësuesin izraelit si "ndalim".

 “Sigurimi i OKB-së foli me të, në asnjë çast ambasadori nuk u ndalua në asnjë mënyrë a formë. Për sa na përket ne, ngjarja është e mbyllur’.-raportohet se është shpehur një zëdhënës i OKB-së për mediat e huaja.

Vetë përfaqësuesi izraelit përmes një postimi në rrjetin social "X", është shprehur se nuk do të pranojë hipokrizinë në OKB.

“OKB e ka humbur kompasin moral dhe kjo u shfaq qartë sot,” tha ambasadori.

 “Nuk do të ndalem kurrë së luftuari për të vërtetën dhe gjithmonë do ekspozoj shtrembërimin moral të OKB-së. Ata që shtrojnë tapetin e kuq për vrasësit dhe antisemitët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre!”-shkroi diplomati izraelit.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?