Në "San Siro" Milan fitoi 1-0 me Tottenhamin për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve iu falën golit të Brahim Diaz në minutën e shtatë të ndeshjes. Insistimi i Theo në krahun e majtë bëri që pas disa tentativave Diaz të dërgonte topin në rrjetë. Megjithë insistimin e djemve të Contes, kuqezinjtë tregojnë se Europa është fusha e tyre e betejës pas ndeshjeve jo të mira në Serie A.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rikthehet melodia e kampionëve! Milan dhe Bayern Munich fitojnë në 1/8 e Champions League
S.Dh/ReportTv.al