Zlatan Ibrahimovic

VIDEO/ Milan 'likuidon' Atalantën, Ibrahimovic luan pas 9 muajsh! Gjimshiti titullar

26 Shkurt 2023, 22:47| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 22:48

  • Share

Milan fitoi 2-0 në "San Siro" kundër Atalantës për javën e 24 në Serie A. Golat për kuqezinjtë e Piolit u shënuan nga Musso (autogol) në minutën e 25 dhe Messias në të 86 minutë. Në minutën e 74 të duelit, Ibrahimovic zuri vendin e Giroud duke u rikthyer në fushë pas 9 muajsh. 41-vjeçari vuajti një dëmtim të rëndë në gju, teksa do jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit. Te Atalanta titullar luajti Gjimshiti. Milan me 47 pikë barazon Interin dhe ndajnë vendet 2 dhe 3. Atalanta me 41 pikë mbetet në vendin e gjashtë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Interi 'dehet' nga Championsi dhe humbet në Bologna! Milan bën detyrën në shtëpi, rikthehet Ibra


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?