Në stadiumin e Korçës, vendasit e Skënderbeut u mundën 0-1 nga Laçi. Pas tetë ndeshjeve pa fitore, kurbinasit ia dolën të marrin sërish tri pikë, teksa herën e fundit e kishin bërë po ndaj korçarëve. Sfida nisi shpejt, me miqtë që kaluan në epërsi me golin e Agan Mjakit në minutën e 12-të të ndeshjes. Vendasit nuk u pajtuan me rezultatin dhe shtuan ritmin, teksa prodhuan një gol në fundin e sfidës, që pas konsultës me VAR u anullua. Ish-trajneri i korçarëve, Mirel Josa di sesi të mposhtë Skënderbeun, duke "pasur çelësin" e skuadrës. Me 22 pikë Skënderbeu mbetet në vendin e pestë, teksa Laçi me 20 pikë mban pozitën e gjashtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ 'Klasikja' është kuqeblu, Vllaznia mposht Tiranën në kryeqytet! Laçi fiton me Skënderbeun në Korçë, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët
S.Dh/ReportTv.al