VIDEO/ 'Mirësevini në Tiranë', UEFA publikon pamje të kryeqytetit në prag të finales së Ligës së Konferencës

23 Maj 2022, 13:50| Përditesimi: 23 Maj 2022, 14:44

  • Share

Kur duhen vetëm 2 ditë nga finalja e madhe e Conferenca League në Tiranë, UEFA ka publikuar për të gjithë futbolldashësit pamje nga vendi pritës.

Faqja zyrtare e UEFA-s për Ligën e Konferencës ka postuar në ditën e sotme një video ku pasqyrohet Tirana ku do të luhet finalja e madhe mes Romës dhe Fejnordit. Në pamjet filmike shihen disa nga zonat kryesore të kryeqytetit, me kupën e ekspozuar në stadiumin “Air Albania” që përmbyll gjithçka.

“Mirësevini në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Ngrini duart lart nëse do të jeni në finale”, shkruan UEFA në postim.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?