Tottenham humbi 1-2 në Londër nga Newcastle. Për javën e 13-të në Premier League skuadra e Conte ka humbur në shtëpi nga "Qymyrzinjtë", që tanimë janë një realitet në futbollin anglez pas investimeve nga Arabia Saudite. Pas fitoreve, Spurs janë rikthyer te seria e humbja (e dyta radhazi).
Wilson në minutën e 31 kaloi miqtë në avanazh, teksa fundi i pjesës së parë pa edhe golin e Almiron për skuadrën e Eddie Howe, që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë. Pjesa e dytë nisi me golin e Kane te Tottenham (54), teksa vendasit u treguan të pafuqishëm për të marrë një pikë në shtëpi. Fitorja e dërgon Newcastle në vendin e katërt me 21 pikë, dy pikë më pak se Tottenham i vendit të tretë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Xhaka nuk i mjafton Arsenalit, 'Topçinjtë' ndalen pas tetë fitoreve! Tottenham mundet nga Newcastle
S.Dh/ReportTv.al