VIDEO/ Noka përpiqet të prish seancën dhe afrohet me sjellje kërcënuese tek Dumani! Ndërhyn garda

15 Korrik, 15:19| Përditesimi: 15 Korrik, 15:32

  • Share

Në seancën e sotme plenare në Kuvend po raportojnë krerët e drejtësisë dhe ajo që pritej me shumë interes për shkak dhe të dosjeve të nxehta ishte edhe raportimi i kreut të SPAK Altin Dumani.

Në pyetjet e tyre deputetët e opozitës u përqendruan kryesisht në çështjen Berisha, gjë e cila tërhoqi edhe vëmendjen e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, e cila i kërkoi deputetes demokrate Elda Hoti që të mos përsërisë pyetjet.

Por gjakrat u ndezët nga radhët e opozitës. Flamur Noka u ngrit nga vendi dhe u përpoq që të prish raportimin e kreut të SPAK duke u drejtuar me tone kërcënuese nga foltorja kur edhe po raportonte Dumani, ndërsa punonjësit e gardës kanë ndërhyrë duke mos e lejuar të afrohet.

‘Mos hidhni akuza për prokurorë që kanë punuar me mish e shpirt.’ tha Dumani i cili u ndje i akuzuar nga deputetët e opozitës.

“Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!”, iu drejtua Felaj Nokës.

‘Bëj kërkesë se është kallëzues duhet të marrim përgjigje!’- iu drejtua Dumani, Nokës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 15/07/2024 21:01

    O Gazi sandalja ben si trim po ik se Kavajs je

    Përgjigju
  • Niko: 15/07/2024 20:19

    Aty e ka dhe Muuuli prit prit se do ja degjosh bemat e hajduterise.

    Përgjigju
  • Llapa: 15/07/2024 18:52

    O dumani ca meresh me ato plera mer rrogen kap nanji vk shif punen tende 150l pensioni 150l gjoba me makin ato jan plera

    Përgjigju
  • Shqiptar: 15/07/2024 18:48

    çfare skene skandaloze E ka zënë frika Mulin dhe kërcënon Dumanin ,,Po do ta hashë edhe ti si Padrino ytë Çfarë janë këta palo deputetë që marin në pyetje Kreprokurorin ? e SPAK ,,,, Duket sikur është i akuzuar dhe jo të raportoj siç duhet ,, Ku ëstë parë që të meret në pyetje nga Deputetët me udiploma fallse. Ec përpara Dumani se u ka kallur tmerrin të gjithëve hajdutëve ordinerë

    Përgjigju
  • HAJDAR KARUC REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/07/2024 17:08

    Si ka mundēsi qē si tregohet vēndi flamurit pa shkop qē ngrefet si gjeli maj plehut. Po çfar jan kto lloi fundērrinash qē na i kan bēr jetēn e Shqiptarve tē pēshtir.

    Përgjigju
    • Rama: 16/07/2024 05:40

      Kto jane pra qe kemi votu une ti dhe te tjeret

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?