Southampton dhe Preston do duhet të luanin sot në 20:45 për raundin e 36-të të Championship në Angli, por një zjarr masiv në një fabrikë pranë stadiumit "Shën Maria" ka bërë që dueli të shtyhet.
Një nga stadiumet ikonike rrezikoi të përfshihej nga flakët që u panë shumë pranë impiantit. Zjarrfikësit dhe forcat vullnetare u dërguan në vendngjarje për të lokalizuar vatrën e zjarrit.
Afërsia me stadiumin dhe evakuimi i bizneseve dhe banorëve pranë ka bërë që ndeshja e sotme të shtyhet për një tjetër datë. Flakët u panë këtë pasdite dhe po punohet për lokalizimin e tyre, me mediet në Angli që tregojnë se për momentin nuk ka njoftime për viktima.
#BREAKING: A massive fire has broke out next to St Mary’s stadium ahead of Southampton’s game against Preston tonight… pic.twitter.com/4vDMuILg8i
— SportsOnX Updates (@Sports_on_X) March 6, 2024