Në stadiumin "Kukës Arena", Kukësi dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 17-të në Superligë. Ndeshja ishte me raste dhe në fund dramatik, për duelin që zgjati më shumë se 100 minuta dhë në këtë minutë u gabua edhe penalltia deçizive. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, teksa Kukësi zhbllokoi gjithçka në minutën e 80-të me Mario Beshiraj. Vetëm dy minuta më vonë ishte Mensah që vendosi ekuilibrat. Dramatike ishte shtesa, ku edhe me ndihmën e VAR u akordua një penallti nga arbitri.
Ndërhyrja e Tafas ndaj Mehsah u cilësua e parregullt, me Murataj që u paraqit nga pika e bardhë. Në këtë kohë protestat ishin të shumta, me tifozët dhe persona të paautorizuar që u futën në fushë. Duhej ndërhyrja e policisë dhe sigurisë që situata të qetësohej, ndërsa në minutën e 101 Murataj gaboi nga penalltia duke goditur traun e portës, për Partizanin që merr barazimin e gjashtë radhazi. Me 32 pikë "Demat" renditen në pozitën e dytë, ndërsa Kukësi me 18 pikë merr vendin e shtatë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Kukësi 1-1 Partizani! Tifozët futen në fushë dhe nuk lejojnë penalltinë, ndërhyn policia! Egnatia mund Dinamon dhe shkëputet në krye
S.Dh/ReportTv.al