Në Londër Tottenham fitoi 4-3 me Leeds United. Dramatike ndeshja për skuadrën e Contes, që përmbysi rezultatin në fundin e takimit. Summervile në minutën e 10 kaloi miqtë në avantazh, teksa Kane në të 25 barazoi rezultatin. Në të 43 minutë Rodrigo dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2. Davies në të 51 minutë barazoi sfidën, para se Rodrigo me dopietë të shënonte për Leeds. Në të 81 minutë Bentancur barazoi për 3-3, teksa sërish uruguajani në të 83 minutë shënoi për 4-3, duke mbajtur Tottenham në vendin e tretë me 29 pikë. Leeds me 15 pikë në vendin e 14-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arsenal fiton në transfertë dhe shkëputet në renditje! Manchester City merr humbjen e dytë në Premier League, Tottenham spektakël mes 7 golash! Humbje për Chelsea
S.Dh/ReportTv.al