Festa e Atalantës

VIDEO/ Përmbysje e madhe në transfertë, Atalanta prek Europën! Gjimshiti merr minuta në fund

9 Janar 2023, 22:48| Përditesimi: 9 Janar 2023, 22:49

  • Share

Atalanta fitoi 1-2 me Bolognan në transfertë për javën e 17-të në Serie A. Në stadiumin "Renato Dall'Ara" vendasit nuk mundën të mbanin epërsinë e pjesës së parë, teksa bergamaskët përmbysën gjithçka në 45 minutat e dyta. Ndeshja u hap me golin e Orsolinit në minutën e gjashtë, me Bolognan që e pësoi vetëm dy minuta nga nisja e së dytës. Minuta e 47 solli golin e Koopmainers, teksa Hojlund në të 58 përmbysi gjithçka për 1-2. Në minutën e 88 në fushë u fut edhe Gjimshiti, që po merr gradualisht minuta te Atalanta. Pas javës së 17-të bergamaskët me 31 pikë marrin vendin e gjashtë, duke lënë Romën një pozitë më poshtë. Bologna qëndron në vendin e 12-të me 19 pikë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Verona bën detyrën në shtëpi, Atalanta përmbys Bolognan dhe prek Europën


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?