Premtim Gashi

Përplasje me armë mes dy fiseve në Prishtinë, bilanci: 1 i vrarë e 5 të plagosur

2 Shtator, 15:23| Përditesimi: 2 Shtator, 22:31

  • Share

Një përplasje me armë zjarri si nëpër filma ka ndodhur mes dy fiseve në Prishtinë, ku për pasojë një mbeti i vdekur, pesë u plagosën. Pamjet në video, tregojnë momentin kur dy fiset përplasen me armë zjarri në Prishtinë e për pasojë, 1 i ri mbeti i vrarë, 5 të tjerë u plagosën. Sipas videos skena duket si në filma. Një burrë është i shtrirë përtokë dhe 3 persona e kanë rrethuar me armë zjarri.

Në këtë përplasje, janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët, ku këtyre të fundit u ishte plagosur një anëtar disa muaj më parë.

I vrarë mësohet se mbeti Premtim Gashi nga Capat. Ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe ishte liruar me kusht nga burgu 2 javë më parë, pasi ishte dënuar për plagosjen që ndodhi në vitin 2023.

Poshtë trupit të viktimës, policia e Kosovës gjeten edhe një kallashnikov, të cilin dyshohet se e përdori gjatë përplasjes me armë.

Kurse nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica, 29-vjeçar, Fatos Abazi, 35-vjeçar, dhe Valdrin Ademi, 21-vjeçar. Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?