Kronikë

VIDEO/ Rama e nis ditën me pamjet e Bypass-it të Shkodrës : Këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët

5 Qershor 2021, 08:30| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 08:37

  • Share

Me një video të Bypass-it të Shkodrës, Kryeministri Rama ka zgjedhur t'i urojë qytetarët mirëmëngjes për ditën e sotme. Rama ka shkruar se më këtë investim këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët shkodranë.

Rama shkruan në Facebook se ky Bypass do të jetë me të gjithë elementët  urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim, dhe korsi për biçikleta.

“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Shkodrës që këtë verë do të jetë një frymarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?