VIDEO/ Rama tërheq vëmendjen me atletet e bardha në Samitin e NATO-s, merr edhe ‘aprovimin’ nga Macron

11 Korrik, 16:30| Përditesimi: 11 Korrik, 20:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s mbrëmjen e djeshme në Uashington. Rama ka tërhequr sërish vëmendjen me veshjen e tij në këtë takim të nivelit të lartë.

Në ndryshim nga drejtuesit e shteteve të tjera, Rama kishte zgjedhur që kostumin e tij zyrtar, ta “thyente” me një palë atlete të bardha.

Atletet e Ramës nuk i kanë shpëtuar as vëmendjes së Macron, i cili në një video që po qarkullon në rrjet duket teksa presidenti francez i jep një shenjë aprovimi sapo sheh atletet e bardha. Video është shpërndarë në shumë media, mes tyre edhe nga italiania "La Repubblica".

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 12/07/2024 10:28

    Z.Rama nuk ka respekt per veten e tij, dhe as per te tjeret.

    Përgjigju
  • Iris: 12/07/2024 03:09

    Thame se vuri mend e mesoi te paraqitet,por jo,prape u kthye tek zakoni i vjeter! Z.Rama,nje kollare ekstavagante,nje shami e vecante ne xhep,apo nje karfice speciale ne jaken e xhaketes mjaftojne per te shprehur shijet artistike,por te lutem shume,jo me atlete e te ngjashme ne mbledhje te tilla!! /Duke cituar perafersisht gjykatesin tek filmi /My cousin Vinny/ qe i drejtohet avokatit te ceshtjes me paralajmerim per paraqitjen e veshjes ne gjyq,ti fyen mikpritesit,por dhe neve si popull qe na prezanton duke u paraqitur ashtu.

    Përgjigju
  • Bravo: 11/07/2024 19:34

    Rama tregon kulture ! Me keto atlete solli miliona investitor , kot e kanë inat

    Përgjigju
  • Emanuel: 11/07/2024 19:20

    Un vic de lope

    Përgjigju
  • George: 11/07/2024 18:21

    Psikopat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?