Katër persona dyshohet se kanë vdekur pasi një avion privat, në të cilin ndodhej një familje u rrëzua në Detin Baltik.
Avionët e NATO-s u përpoqën për të kapur avionin që mendohej se mbante katër persona përpara se të rrëzohej në det pas nisjes nga Spanja.
“Avioni privat “Cessna” u rrëzua në Detin Baltik”, tha shërbimi i shpëtimit suedez, pas një kursi të çrregullt fluturimi pa asnjë sinjal nga kabina.
Ai duhej të ulej në Koln, por vazhdoi të fluturonte në veri-lindje derisa u rrëzua në det pranë Ventspils.
Viktimat dyshohet se janë piloti, një burrë, një grua dhe vajza e tyre.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, megjithatë zyrtarët paralajmëruan se mundësia për të gjetur të mbijetuar në përplasje është e ulët.