Supergoli i Keane në minutën e 90-të

VIDEO/ Shkarkimi i Contes nuk është ilaç, Tottenham e pëson në minutën e fundit

4 Prill 2023, 10:56
  • Share

Premier League zhvilloi të hënë në mbrëmje sfidën mes Everton dhe Tottenham. Për javën e 29-të në futbollin elitar anglez, skuadrat barazuan 1-1 në "Goddison Park". Përballja ka qenë e luftuar, me dy kartona të kuq dhe gol në minutën e fundit.

Duket se shkarkimi i Antonio Contes nuk ka dhënë efekt te Spurs, që sërish nuk ia kanë dalë të marrin pikët e plota. Fraksioni i parë i lojës ka qenë i qetë, teksa në 45 minutat e dyta ka ndodhur shumëçka.

Në minutën e 58 të ndeshjes, Doucoure la Evertonin me një lojtar më pak, teksa në të 68 minutë ishte Kane që nga pika e bardhë e penalltisë kaloi Spurs në avantazh.

Në të 88 minutë, miqtë mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Lucas Moura. Do duhej një supergol nga jashtë zone i Keane që në të 90 minutë të vuloste sfidën për 1-1.

Pas javës së 29-të, Tottenham me 50 pikë mban vendin e katërt, teksa Everton me 27 pikë gjendet në vendin e 15-të.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?