Chelsea dhe Liverpool barazuan 1-1 për javën e parë në Premier League. Në "Stamford Bridge" u shënuan dy gola, teksa gjithçka u vendos në pjesën e parë. Përballja mes dy gjigantëve në ishull ishte me raste dhe spektakël, teksa gjithçka u zhbllokua në minutën e 18-të.
Ishin miqtë që me Diaz morën epërsinë, kjo pas asistit të Salah. Në të 37 minutë do duhej Disasi për të vendosur ekuilibrin te Blutë e Pochettinos, që debuton me një pikë në ndeshjen zyrtare.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Chelsea dhe Liverpool 'paqe' në Londër! Tottenham ngec mes 4 golash
S.Dh/ReportTv.al