Kristjan Asllani

VIDEO/ Si Zidane kundër Spanjës, UEFA i bën jehonë veprimit të Kristjan Asllanit

28 Qershor, 11:02| Përditesimi: 28 Qershor, 11:07

  • Share

Përfundimi i fazës së grupeve të Euro 2024 ka bërë që skuadrat e kualifikuara për në 1/8 të kenë dy ditë pushim. Tanimë UEFA ka treguar edhe disa nga momentet më të mira individuale, kjo me driblime apo edhe kontrollin e topit.

Mes futbollistëve që kanë shkëlqyer në këtë fushë gjatë ndeshjeve të grupeve është edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares lëviz bukur kundër lojtarit të Spanjës, teksa të kujton lëvizjen e Zinedine Zidane.

Krahas videos në postimin e faqes së UEFA EURO 2024 shkruhet: “Përfundimi i fazës së grupeve me disa aftësi mahnitëse”.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?