Në "Selman Stërmasi" Tirana dhe Dinamo barazuan 1-1 në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë e Julian Ahmataj për ndeshjen e tretë radhazi nuk kanë dalë te tri pikët e plota, ndërsa marrin një barazim pas dy humbjeve. Nga ana tjetër, Dinamo me trajnerin e ri Dritan Mehmeti merr një pikë me vlerë në garën për të dalë nga zona e ftohtë. Në një atmosferë "të akullt" dhe me pak tifozë, shto këtu edhe terrenin e keq të fushës, skuadrat lanë pak vend për cilësitë teknike. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve, me Hasanin që shënoi në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë ishte Denisson Silva që barazoi gjithçka në të 52 minutë. "Nëndetësja" mbeti me një lojtar më pak në të 74 minutë, me Goudiby që la Dinamon me një lojtar më pak, duke sjellë edhe acarimin e tifozëve në tribunën qëndrore, pas gjestit ofendues nga lojtari. Në fund 1-1 dhe dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Tirana me 14 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Dinamo sërish mban vendin e fundit me tetë pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Tirana në krizë, Dinamo e ndal në derbi! Partizani fiton me Teutën dhe i bashkohet Egnatias në krye! Rrogozhinasit ndalen në Korçë
S.Dh/ReportTv.al