VIDEO/ Skënderbeu leksion Teutës, korçarët marrin vendin e 4-t! 'Osmanët' harrojnë të fitojnë, Vllaznia 0-0 Laçi

24 Nëntor 2023, 19:13| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 17:46

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot dy ndeshjet e fundit për javën e 13-të. Në Korçë, Skënderbeu mundi 3-1 Teutën edhe pse me një lojtar më pak për një pjesë loje, teksa në Shkodër, Vllaznia dhe Laçi ndanë pikët duke barazuar 0-0.

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu fitoi 3-1 kundër Teutës për raundin e 13-të në Superligë. Djemtë e Gvozdenovic u rikthyen te tri pikët pas katër javësh, teksa tanimë sigurojnë vendin e katërt në klasifikim. Ndeshja nisi mirë për korçarët që kaluan në epërsi me Franklin në minutën e 13-të. Për herë të parë titullar, sulmuesi përfitoi nga asisti i Zenullarit dhe mposhti Demën me kokë nga më shumë se 11 metra largësi. Më pas ishte Dean Liço që në të 37' shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Minuta e 44 solli dy kartona të verdhë për Ardit Nikaj, me sulmuesin që në harkun e pak sekondave mori karton të kuq dhe la korçarët me një lojtar më pak.

Në fraksionin e dytë të lojës Teuta e Edi Martinit shënoi me Peposhin në të 73 minutë, duke dhënë përshtypjen se sfida u rihap. Për të shuar zërat mendoi Rashica, që në minutën e 83 shënoi golin e 3-1. Me këtë sukses Skënderbeu shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e katërt, ndërsa Teuta ka katër ndeshje pa fitore, tre nga të cilat të humbura dhe me 12 pikë renditet në vendin e fundit të Superligës.

Në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia dhe Laçi barazuan 0-0. Sfida nisi me një homazh në kujtim të aktorit Zef Deda, ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare. Më pas dueli nuk mund të vijonte pa një minutë heshtje në nderim të Raphael Dwamenas, ish-kapitenit të Egnatias. Në tapetin e ri të "Loro Boriçit" të dyja skuadrat patën mundësi shënimi, teksa ishte Qarri që ndali Ujkën në një rast në fund. Duket se Vllaznia e Qatip Osmanit dhe Tefik Osmanit nuk di të fitojë, duke shkuar në kuotën e katër ndeshjeve pa shijen e tri pikëve. Shkodranët me 14 pikë mbajnë vendin e shtatë, ndërsa Laçi me 16 pikë vendin e pestë.

Superliga - java e 13-të:

E enjte

FT 13:30 Egnatia 1-1 Partizani (Nisi nga minuta 24)

FT 17:00 Dinamo 1-0 Erzeni

FT 20:00 Tirana 3-2 Kukësi

E premte

17:00

FT Vllaznia 0-0 Laçi

FT Skënderbeu 3-1 Teuta

Renditja:

Ora 21:33
Fitorja kundër Teutës, Gvozdenovic: Në futboll s'ka garanci, na duhen pikët

1699649866_ivangvozdenovic.jpg
Skënderbeu bindi dhe për javën e 13-të në Superligë fitoi 3-1 me Teutën në Korçë. Pas ndeshjes për mediet trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic tha se të tijve i duhen pikët.

"Jam shumë i kënaqur nga rezultati. Një ndeshje me shumë nerva dhe tension, pasi dy ekipet kishin nevojë për pikët. Rëndësi kanë pikët dhe një bravo për çunat.

 Ndeshje e lehtë? Ky është futbolli. Goli i parë erdhi nga një aksion i bukur dhe sulmuesi bëri një finalizim perfekt. Goli i dytë me penallti, penalltia është pjesë e futbollit. Goli i tretë mund të them se ishte me fat. Kur kemi nevojë për pikët dhe fusha bëhet e vështirë në dimër duhet të plotësojmë nevojat tona. Kështu që nevojën e pikëve e konkretizuam sot.

Objektivi? Jemi të katërtit, por do të shikojmë. Në futboll nuk ka garanci. Diferencat e pikëve nga vendi 4 deri 9 nuk është i madh. Kemi ndeshje të vështira, pas 4 ditësh Kukësin dhe pastaj Erzeni", tha serbi i Skënderbeut.

Ora 20:43
Asnjë fitore te Vllaznia, Osmani fillon ankesat: Këta lojtarë kam, do marr më të mirën

1699639450_qatiposmani.png
Dy barazime dhe një humbje, këto janë bilancet e Qatip Osmanit në krye të stolit të Vllaznisë. Shkodranët barazuan pasditen e së premtes 0-0 me Laçin në "Loro Boriçi", duke qenë tanimë në vendin e shtatë me 14 pikë. Pas ndeshjes për MCN foli edhe trajneri Qatip Osmani.

"Mendoj se probleme kishim në 20 metrat e fundit të kundërshtarit ku mungonte ideja për të dhënë pasimin e fundit, disa herë që depërtuam ishim shumë statik në zonë.

Mungesat e Balajt dhe Malës? Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Veçanërisht Balaj të ishte sot, me këto raste që krijuam do të kishte shënuar gol, se është tipik lojtar sulmues, që ndjen topin, sulmon hapësirën. Ishte evidente mungesa e Balajt, por edhe e Malës sigurisht.

Ndryshimi mes kampionatit shqiptar me maqedonas? Kampionati shqiptar është shumë më i mirë, shumë ekipe më cilësorë. Kurse në Maqedoni ka shumë pak ekipe cilësore dhe është e dukshme që kampionati i Shqipërisë është shumë më i fortë. Këto lojtarë kemi në dispozicion. Unë si trajner i ri jam munduar në këtë periudhë që të nxjerr maksimumin nga çdo lojtar. Sigurisht që ka potencial për të fituar ndeshje, edhe pse dëmtimet e lojtarëve cilësorë që janë, shihet edhe mungesa e tyre", tha Osmani.

Ora 19:15
Teuta katër ndeshje pa fitore, Skënderbeu i mund 3-1 në Korçë dhe i 'zhyt' në fundin e Superligës (VIDEO)


KORÇË - Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu fitoi 3-1 kundër Teutës për raundin e 13-të në Superligë. Djemtë e Gvozdenovic u rikthyen te tri pikët pas katër javësh, teksa tanimë sigurojnë vendin e katërt në klasifikim. Ndeshja nisi mirë për korçarët që kaluan në epërsi me Franklin në minutën e 13-të. Për herë të parë titullar, sulmuesi përfitoi nga asisti i Zenullarit dhe mposhti Demën me kokë nga më shumë se 11 metra largësi. Më pas ishte Dean Liço që në të 37' shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Minuta e 44 solli dy kartona të verdhë për Ardit Nikaj, me sulmuesin që në harkun e pak sekondave mori karton të kuq dhe la korçarët me një lojtar më pak.

Në fraksionin e dytë të lojës Teuta e Edi Martinit shënoi me Peposhin në të 73 minutë, duke dhënë përshtypjen se sfida u rihap. Për të shuar zërat mendoi Rashica, që në minutën e 83 shënoi golin e 3-1. Me këtë sukses Skënderbeu shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e katërt, ndërsa Teuta ka katër ndeshje pa fitore, tre nga të cilat të humbura dhe me 12 pikë renditet në vendin e fundit të Superligës.

 

 

 

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?