Pamje nga ndeshja në Fier

VIDEO/ Dinamo i falet Markut, fitojnë Flamurtari dhe Korabi! Renditja në Kategorinë e Parë

16 Tetor 2022, 16:00| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 16:04

  • Share

Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së gjashtë. Të fundit në radhë kanë luajtur Korabi 4-1 Lushnja dhe Flamurtari 3-0 Tërbuni. Sot në mesditë Dinamo fitoi 1-3 në transfertë me Apoloninë, duke mbajtur vendin e parë në klasifikim.

Në Vlorë, Flamurtari shënoi me Albi Metanin, Iacovellin dhe Licaj për tri pikë me vlerë që e çojnë skuadrën e Troisi në vendin e tretë me 11 pikë. Në Peshkopi, Korabi fitoi 4-1 me Lushnjën. Djemtë e Kumbarçe ishin më të saktë në shtëpi, teksa dopieta e Kekos dhe Beshiraj e bën Korabin që të jetë vetëm dy pikë pas Dinamos kryesuese.

Dinamo fitoi 1-3 me Apoloninë në "Loni Papuçiu" të Fierit. Sfida e javës së gjashtë në Kategorinë e Parë foli për djemtë e Nevil Dedes, që ndaj një kundërshtari direkt treguan se janë skuadra për t'u mundur këtë sezon.

Të parët në avantazh kaluan miqtë me Taulant Markun në minutën e tetë. Vetëm katër minuta më vonë, Mario Gjata do vendoste ekuilibrat për 1-1. I kuqi i Topit te Apolonia kushtëzoi vendasit, që në limitet e pjesës së parë u ndëshkuan nga Ersil Ymeri për 1-2 (45').

Edhe pjesa e dytë u luajt me ritëm të lartë, teksa "vulën" e vendosi sërish Taulant Marku në minutën e 86 për dopietën personale dhe golin e tetë sezonal, për të marrë vendin e parë sa i takon golashënuesve.

Rezultatet e javës së gjashtë:

Besëlidhja 1-0 Oriku

Luzi 2-1 Burreli

Turbina 2-4 Besa

Tomori 0-1 Skënderbeu

Apolonia 1-3 Dinamo

Flamurtari 2-0 Tërbuni

Korabi 3-1 Lushnja

Renditja:

Goli i Ersil Ymeri te Dinamo:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?